Google ADS

Brexit pritet të shkaktojë krizë të djathit në Britani

22:52 | 20 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Britanezët që janë adhurues të djathit, mund të bëhen pishman që kanë votuat për daljen e vendit nga BE-ja.

Sipas një raporti të publikuar nga The London Eater besohet se pas Brexit vendi do të goditet nga një krizë e hatashme e djathit, transmeton portali arbresh.info

Prodhuesit dhe shitësit e djathit janë duke dëmtuar për shkak të rënies së vlerës monetare në Britani, mandje edhe ata që eksportojnë janë duke hasur në vështirësi të mëdha.

Raporti citon pronarin e kompanisë Borough Cheese, Dominic Coyte, i cili tha se Brexit është një “fatkeqësi”, sepse i ka rritur koston e importit, ndërkohë edhe blerësit janë të shqetësuar se Brexit mund të dërgojë në rregulla të reja mikroorganizmat që i japin djathit cilësi dhe aromë të saj.

Pas Brexit raporti thekson se vendi pritet të goditet edhe kriza për qumësht./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme