Google ADS

Erdogan dhe Putin do të diskutojnë për planin e paqes në Siri

22:38 | 20 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se gjatë javës së ardhshme do të takohet me homologun e tij rus, Vladimir Putin, për të diskutuar mbi planin e paqes në Siri.

Rusia, Turqia dhe Irani kanë rënë dakork që të vendosin qindra vëzhgues rreth provincës së Idlibit, e cila ndodhet në kufi me Turqinë dhe kontrollohet nga Fronti Nusra, shkruan Reuters, transmeton portali arbesh.info

“Tani për tani jashtë kufirit janë kullat roje dhe stacionet e Federates Ruse. Turqia ka stacione mbrojtëse në brendësi të vendit”, ka thënë Erdogan.

“Kjo do të vazhdojë derisa të vendoset paqja”, tha ai, pa dhënë detaje më të hollësishme.

Për transmetuesin turk TRT, Erdogan ka deklaruar se do të takohet me Putinin me 28 shtator dhe ka shtuar se bisedimet do të zhvillohen në Ankara./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme