Juventusi ka fituar ndaj Fiorentinas me rezultat 1-0 në Seria A.
Kampionët aktual ishin më të mirë duke mos i lënë kështu mundësi Violas të rrezikojë seriozisht.
Pjesa e parë ishte pagola dhe rasti më i mirë ishte ai i Paulo Dyblas në minutën e nëntë të takimit.
Goli i vetëm në takim erdhi nga Mario Mandzukic në minutën e 52-të dhe në fund doli të jetë i fitores.
Nga minuta e 66-të mysafirët ishin me një lojtar më pak pasi Milan Badelj u përjashtua nga takimi. Në vazhdim Juve rrezikoi me Dybalan dhe Mandzukic, por rrjetet nuk u tundën.
Pas kësaj fitore Juven renditet në vendin e dytë me 15 pikë, aq sa Napoli në të parën. Kurse Fiorentina në të dhjetin me gjashtë pikë.
Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Torinos, kurse Viola pret Atalantan.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...