Më në fund ia ka dalë të ketë një foto me atë. Sikleti që pasoi fitoren e Donald Trump për kreun e Shtëpisë së Bardhë e ka ndjekur gjatë kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Tentativa e parë për të pasur një foto me Donald Trump ishte në samitin e NATO-s në Bruksel ku Rama ndodhej në hapsirë të vogël me presidentin amerikan, por nuk ia doli të siguronte një foto me të, shkruan lapsi.al
Në TV-të e Tiranës tha se pati dy takime dhe se kishte folur me të.
Shmangia e Ilir Metës
Mundesia e dytë për ta takuar ishte në sesionin e përvitshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara që mblidhet në Nju Jork.
Normalisht këtë vit aty duhet të shkonte Presidenti i Republikës pasi protokolli i shtetit prej vitesh ndjek rotacionin mes kryeministrit dhe kreut të shtetit, por nuk dihet se si Rama i ka dalë anashkalojë Metën.
Lapsi.al mëson se edhe Rama ka qenë pjesë e ceremonisë së mikpritjes që organizon çdo vit Presidenti emrikan me krerët e shteteve që vizitojnë OKB-në.
Basha me Trump
Në mes të fushatës elektorale kreu i PD-së Lulzim Basha udhëtoi drejt SHBA-ve për të takuar Trump. Në media u shpërnda menjëherë një foto që xhelozoi shumë kreun e PS-së.
Po atletet e bardha?
Atletet e tij Adidas i ka mbajtur së fundmi në çdo takim zyrtar në Europë dhe Ballkan.
Kryeministri Rama është shprehur se është një stil që shumë shpejt do ta ndjekin edhe të tjerët, por këtë herë ka bërë një prapa.
Në takimin me Donald Trump, kryeministri i Shqipërisë u është rikthyer këpucëve të zeza.
Trump nuk e di se çka humbur!
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...