E testuar dhe e miratuar, kjo është kura natyrale kundër bronhitit

21:02 | 20 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Për shumicën e njerëzve vjeshta dhe dimri janë sinonime të bronhitit. 

Problemet me frymarrje shkaktojnë bezdi të madhe te njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje, shkruan portali arbresh.info

Mjekët zakonisht sugjerojnë që kura më e mirë për këtë sëmundje është qëndrimi në një vend të mbushur me pisha.

Megjithatë, nëse jeta juaj është e fokusuar në qytet dhe nuk keni mundësi të shijoni disa ditë në natyrë, atëherë kjo është kura që duhet të përdorni.

Për këtë ju duhen vetëm dy përbërës: qepë dhe mjaltë.

Përgatitja:

Pastroni qepën dhe ndani në copa të imëta. Vendosni në një enë të thellë dhe shtoni 3 lugë mjaltë. Mbylleni mirë enën dhe lërëni të qëndrojë ashtu për një ditë e gjysëm. Më pas largoni qepën nga ena dhe shirupin e fituar konsumoni gjatë ditës. Prefereohet që për të zhdukur këtë sëmundje të konsumohen rreth 5 lugë çaji nga kjo kurë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme