Futbolli shqiptar regjistroi disa parregullsi dhe incidente në fundjavë me ndeshjet e programuara si dhe më herët në Kupën e Shqipërisë.
Por, edhe pse në shkallë të vogël, disiplina e FSHF-së ka përdorur ndëshkimet financiare për të treguar se nuk do të tolerojë, shkruan top channel.
Kështu Skënderbe u gjobit me 50 mijë lekë për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen kundër “Flamurtari”.
Korçarët u paralajmëruan se në rast përsëritje do të përshkallëzohen masat disiplinore. Më keq e pësoi Flamurtari me 150 mijë lekë gjobë në total për shkak se incidentet e tifozëve u regjistruan në dy ndeshje.
Me nga 50 mijë lekë u dënuan nga disiplina edhe Partizani e Laçi, ndërsa sanksioneve nuk i shpëtoi as Tirana madje me dyfishin e “Demave të kuq”, pavarësisht se luan në një ligë inferiore. Bardheblutë u dënuan me 100 mijë lekë për incidentet e tifozëve në ndeshjen e fituar me Ilirinë.
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?