Policia e Oklahomës vret një të shurdhët pavarësisht paralajmërimeve

20:25 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Policia e Oklahomës vret një të shurdhët pavarësisht paralajmërimeve 

Një burrë i shurdhët është qëlluar për vdekje nga policia e Oklahomës, transmeton arbresh.info.

Dëshmitarët kanë thënë që u kanë treguar që ai është i shurdhët, por kjo nuk i ka ndaluar policët që të qëllojnë.

Policia i ishte përgjigjur një thirrje të  emergjencës dhe ka qëlluar burrin që i përshtatej përshkrimit të kriminelit.

Magdiel Sanchez, 35, fillimisht është elektrizuar e pastaj është qëlluar me një shotgun.

Viktima është deklaruar i vdekur në vendin e ngjarjes./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme