Merkel dënon kërcënimet e Trump mbi Korenë Veriore

20:00 | 20 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka dënuar retorikën e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump ndaj Koresë Veriore.

“Unë jam kundër kërcënimeve të tilla”, tha Merkel për DW, ndërsa ka shtuar se sanksionet janë mënyra e vetme që të ulin në tryezë liderin e regjimit komunist, transmeton portali arbresh.info

Trump ka kërcënuar ‘shkatërrim total’ të Koresë Veriore nëse vendi komunist vazhdon zhvillimin e armëve bërthamore, por Merkel tha se sanksionet janë përgjigjja e duhur.

“Ne konsiderojmë se çdo formë e zgjidhjes përmes forcave ushtarake është krejtësisht e papërshtatshme dhe ne insistojmë në zgjidhje diplomatike”, shtoi ajo.

Merkel ka shtuar se ajo është gatshme të marrë përgjegjësinë në zgjidhjen e konfliktit.

“Edhe nëse ky konflikt është shumë larg Gjermanisë, kjo s’do të thotë që ne nuk prekemi”, tha Merkeli. “Kjo është arsyeja se pse unë jam e përgatitur, sikurse ministri i jashtëm që të marrim përgjegjësi mbi këtë situatë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme