Keni probleme me fytin? Ja 3 recetat e gjyshes

18:55 | 20 Shtator 2017
Trina Galanxhi

Nuk ka asgjë më të mirë se recetat natyrale të gjyshes për sëmundje të ndryshme.

Ato ia kanë dalur gjithnjë që në mënyrë të suksesshme të shërojnë dhimbjet e fytit, të ftohtin dhe temperaturën, shkruan portali arbresh.info

Dhimbjet e fytit na bezdisin shumë në këtë kohë vjeshte, prandaj duhet të marrim masat paraprake.

Më poshtë mund të gjeni 3 recetat e gjyshes që bëjnë mrekulli:

Gjethet e luleshtydheve

Gjëja e parë që këshillojnë gjyshet është të provoni të vloni ujë me gjethe të luleshtrydheve. Lëreni të ftohet më pas dhe e konsumoni këtë ilaç që konsiderohet i denjë për sëmundjet e fytit. Gjethet e luleshtrydhes kanë fuqi parandaluese për sekrecionet.

Mjaltë dhe limon

Kura e dytë e efektshme është limoni me mjaltë. Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë. Mjafton në një lugë mjaltë të shtoni ca pika limon dhe ta konsumoni.

Vaji i ullirit

Më në fund, ilaçi që e sugjerojnë gjyshet është përzierja e vajit të ullirit me mjaltë dhe limon. Kjo kurë jo vetëm që qetëson fytin, por edhe parandalon një sërë sëmundjesh./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme