Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Besnik Tahiri thotë se vendi ynë vazhdon të jetë larg me barazi gjinore. Ai thotë se shoqëria jonë po ballafaqohet me një përfaqësim të vogël të grave në pozitat vendimarrëse, këto dhe të gjetura tjera u bën të ditura sot në konferencën “Gratë në vendim-marrje lokale” organizuar nga PEN.
Tahiri ka përmendur tri argumente që mbron atë se Kosova është larg me barazi gjinore.
“Bazuar në gjendjen aktuale, përfaqësimi mbetet një çështje tejet e ndjeshme, përderisa statistikat e thonë këtë:
Në kuvendet komunale janë gjithsej 901 anëtarë prej tyre , 298 gra që do të thotë se 33.07 %, ndërsa burra janë 603 që përbëjnë 66.93%.
Në shërbimin civil në komuna janë të punësuar gjithnjë 5719 zyrtarë, gra 1603 apo 28.03%, kurse burra 4116 pra 71.97%, që tregon një dis-balanc mjaft të madh mes gjinive.
Kur flasim për pozitën e gruas në vendimmarrje në 35 komuna, duke pasur parasysh numrin e përgjithshëm të drejtorëve që është 320, prej tyre janë vetëm 43 gra drejtoresha apo vetëm 10.63% në krahasim me burrat që janë 286 apo 89.38% në të njëjtën pozitë.
Pavarësisht zotimeve që kemi marrë si vend dhe shoqëri për një qasje afirmative në këtë segment e sidomos me Ligjin e ri për Barazi gjinore që kërkon përfaqësim të barabartë, faktet ende tregojnë se jemi shumë larg këtij synimi.”- shkruan Tahiri në Facebook.
“Edhe pse për zhvillimin e shoqërisë e drejta e gruas për tu përfaqësuar siç duhet është esenciale, ende po ballafaqohemi me numër shume të vogël në pozitat vendim-marrëse krahasuar me burrat. E aq më shumë kur shohim se vetëm 3% e grave kalojnë përtej kuotave të 30%”- shkruan ai.
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...