Zyra për mbrojtje dhe bashkëpunim, e cila vepron në kuadër të Ambasadës së Amerikës në Prishtinë, ka bërë sot dorëzim-pranimin e 38 shtretërve me inventarë mbështetës për njësitë intensive në katër klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se përmes këtyre donacioneve asnjëherë nuk është lënë anash QKUK dhe zyrtarët e Ambasadës së Amerikës janë në dijeni për problemet që i ka shëndetësia dhe vazhdimisht ndihmojnë, ku donacionet kanë qenë milionëshe.
Ai rikujtoi renovimin e mëhershëm nga klinikat e kirurgjisë, ku vlera kalojnë mbi 2 milionë dollarë investime në infrastruktura dhe aparaturë, e po ashtu në edukim të stafit. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, rikujtoi se sektori i shëndetësisë ka nevojë për një përmirësim dhe këto ndihma do të jenë të mirëseardhura.
Ndërsa, Collen Hyland, zëvendës shefe e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë tha se këta shtretër bashkëkohorë të dhuruar nga SHBA-ja, do t’iu mundësojnë pacientëve rehati më të madhe dhe do të mundësojnë cilësi më të mirë të kujdesit të përgjithshëm.
Duke treguar vlerën e donacionit, ajo shpjegoi se ky donacion kap vlerën 60.000 dollarëve dhe është financuar nga programi për ndihmë humanitare i Komandës së forcave amerikane në Evropë, por përpjekjet megjithatë janë nxitur nga ana e Zyrës për bashkëpunim të mbrojtjes.
Zëvendës shefja e Misionit të SHBA-ve për Kosovën, sqaroi se projekti i fundit i përkrahjes në një varg të gjatë të projekteve të përkrahjes gjithsej vlerësohen se kanë vlerën e 2.5 milionë dollarëve.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...