Google ADS

U keqpërdor emri i tyre në rrjetet sociale, ja çfarë thonë motrat Mustafa

17:01 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Ditë më parë këngëtaret e njohura motrat Mustafa të cilat cilësohen si bilbilat e Kosovës kanë pasur disa probleme me llogarinë e tyre në Instagram.

Motrat Mustafa kishin reaguar pasi që dikush kishte keqpërdorur emrin e tyre duke hapur llogari të tjera në rrjetet sociale.

Ato menjëherë kishin paralajmëruar fansat e tyre përveç faqes së tyre në Instagram si motrat Mustafa çdo llogari tjetër nuk posedohet nga to.

Por këngëtaret e njohur nuk janë ndalur vetëm me këtë paralajmërim.

Sahide Mustafa ka thënë për Express se ato faqe të rrejshme nuk ekzistojnë.

“Ato faqe të rrejshme që kanë ekzistuar në emrin tonë janë bllokuar dhe vetëm instagrami motrat Mustafa ekziston”, ka thënë ajo.

Sahidja më tej ka thënë se shkaku që është munduar t’i mbyllë këto llogari ka qenë për një arsye të vetme pasi në fotografinë që kanë postuar kanë lënë mbishkrim që motrat Mustafa kanë lavdëruar vetën, gjë që nuk ndodh në realitet.

Sahidja ka treguar se janë duke punuar në një projekt të ri i cili pritet të publikohet brenda këtij viti.

Ky projekt do të jetë me temë sociale ose baladë dashurie.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme