Një shkollë private në Zagreb ka provuar të bindë kroatët që të mësojnë gjuhën angleze, duke u kujtuar atyre përvojën e zonjës së parë të SHBA-ve, e cila ka lindur në Slloveni.
“Imagjinoni se sa shumë mund të arrini me pak mësim të gjuhës angleze”, shkruhej në reklamë, në të cilën ishte vendosur gjithashtu imazhi i Melania, transmeton portali arbresh.info
Avokati slloven i Trumpit ka kërkuar heqjen e reklamave, pasi sipas tij ata kanë shkelur ligjin.
“Jam e kënaqur me faktin se shkolla ka pranuar se ka shkelur ligjin dhe se ata janë shprehur të heqin reklamat”, tha Natasha Pirc-Musar për AP.
Melanie Trump ka angazhuar avokatët e saj për të mbrojtur imazhin, e cila menjëherë pas zgjedhjes së Donald Trump si president, u bë imazh i produkteve të ndryshme në Slloveni, duke përfshirë ëmbëlsia, mbathje dhe reklama turistike.
Melanie Trump, emri i vërtetë Melania Knavs, ka lindur në Slloveni. Ajo u largua nga vendi në të 20-tat e saj për të ndjekur karrierën e modelimit ndërkombëtar. Në vitin 1998, gjatë një jave të modës në Nju Jork, ajo u takua edhe me Donald Trump, i cili atëkohë ishte një ndër biznismenët më të njohur në vend./arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë