Google ADS

Pas 18 vitesh zhvarroset në Shqipëri një person nga Kosova

16:36 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Pas 18-të vitesh, të hënën në fshatin Domaj-Has të Republikës së Shqipërisë, janë zhvarrosur mbetjet mortore të një kufome të gjinisë mashkullore, që supozohet të jetë nga Kosova.

Për rastin në fjalë në janar të vitit 2009, Qendra Rajonale e KMDLNj-së kishte njoftuar opinionin dhe institucionet, ndërkohë që nga atëherë deri të hënën askush nuk është merr me këtë rast.

Bashkim Kajdomçaj, koordinator i qendrës rajonale të KMDLNj-së në Prizren shprehet i brengosur për neglizhimin e këtij rasti edhe pse ai ka tashmë tetë vite që është bërë publik nga ana e KMDLNJ-s.

“Nëse vazhdohet me këtë ritëm shtrohet pyetja kur do të mund të bëhet identifikimi i rasteve të tjera, që familjarët presin në ankth për të mësuar fatin e familjarëve të zhdukur “, tha Kajdomçaj.

“Informatën lidhur me vend ndodhjen e këtij varri në Domaj të Hasit të Shqipërisë, e ka dhënë Zaim Thaçi nga po ky fshat për KMDLNJ-në e Prizrenit. Me atë rast në muajin maj të vitit 1999 banorët lokalë, bashkë me disa kosovarë të zhvendosur nga Kosova, kishin varrosur kufomën e një të riu të pa njohur të gjinisë mashkullore, sipas tyre të moshës rreth 30 vjeç, të cilin në brigjet e Liqenit të fshatit Domaj-Has e kishte sjellur rrjedha e Drinit të Bardhë nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit nga KMDLNj tash mbetet në duart e autoriteteve kosovare që përmes mostrave të ADN-s të bëjnë identifikimin e mbetjeve mortore të zhvarrosura të hënën.

21850598-1554705021218412-1431866085-n

Fshati Domaj-Has në Republikën e Shqipërisë

zhvarrimi

Pamje gjatë zhvarrimit të mbetjeve mortore

zhvarrim-mbetje-730x411_1505917568-8178049

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme