Google ADS

Adoleshentja gjermane mund të përballet me dënimin me vdekje në Irak

16:27 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Kryeministri Irakian ka thënë që ish gruaja e ushtarëve të ISIS mund të dënohet me vdekje, transmeton arbresh.info.

Fati i 16-vjecares Linda Wenzel varet nga gjykata irakiane si shkak i përfshirjes së saj me ushtarët xhihadist, ka shtuar kryeministri irakian.

Ajo ishte gjetur e fshehur në një bodrum në një shtëpi të xhihadistëve të ISIS në Mosul, pasi ishte larguar nga shtëpia për t’iu bashkuar ISIS-it.

Ajo po mbahet në një  burg në Bagdad

Nëse gjykohet në Irak do të dënohet me vdekje dhe do të bëhet pjesë e 88 të dënuarve të tjerë që nga 2016-a.

Nëse gjyqi do të mbahet në Germani ajo do të burgoset nga 1 deri në 10 vite./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme