Chelsea dhe Evertoni raportohet se janë duke vëzhguar situatën e Edinson Cavanit pas incidentit të fundit në Paris Saint Germain me bashkëlojtarin e tij të ri – Neymar.
Dyshja luftonin për akordimin e penaltisë në pjesën e dytë, të cilin e humbi reprezentuesi uruguaian gjatë triumfit 2 me 0 në Liga 1 ndaj Lyonit të dielën, transmeton portali arbresh.info.
Si rezultat i kësaj, Cavani thuhet se është i pavendosur në Parc des Princes dhe situata e tij ka alarmuar klubet si Evertoni, Chelsea dhe Napolin.
Paga prej 120 mijë funta duket të jetë një pengesë për Evertonin dhe Napolin, ndërsa në Chelsea mund të mos e ketë të sigurt pozitën startuese.
30-vjeçari ka vazhduar me formën e mirë edhe këtë sezon duke shënuar nëntë herë brenda tetë paraqitjeve për Paris Saint Germainin./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...