Supremja lejon kandidimin e Zafir Berishës për kryetar të Prizrenit

15:36 | 20 Shtator 2017
M. A.

Gjykata Supreme e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka konfirmuar se ka miratuar ankesën e Zafir Berishës, kandidat nga subjekti politik “Nisma”, për kryetar të komunës së Prizrenit, të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“Si rrjedhim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, obligohet që ta bëjë certifikimin e kandidatit në fjalë, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, thuhet në vendimin e Supremes.

Po ashtu, Gjykata Supreme ka miratuar edhe ankesat e Hazbi Bajrës, kandidat nga Lidhja Demokratike e Kosovës për anëtar të Kuvendit Komunal në Istog, si dhe ankesën e Milazim Xanit, kandidat i “Nismës” për anëtar të Kuvendit Komunal, në Fushë Kosovë.

“KQZ obligohet të bëjë certifikimin e këtyre kandidatëve, për zgjedhjet lokale të 22 tetorit”, ka potencuar Gjykata Supreme e Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme