Ramush Haradinaj ka marrë një letër urimi nga komandanti i Gardës Kombëtare të shtetit Iowa (ShBA), Gjeneralmajori Timothy E. Orr për marrjen e detyrës së
Kryeministrit të Republikës së Kosovës.
Në letër thuhet:
Shkëlqesisë së Tij Ramush Haradinaj,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
I nderuar Kryeministër Haradinaj:
Dua t’ju përgëzoj për emërimin tuaj si Kryeministër i zgjedhur i Republikës së Kosovës. Mezi pres për mundësinë që t’ju përgëzoj për këtë personalisht.
Garda Kombëtare e Iowa-s është shumë krenare për partneritetin tonë shtetëror me Forcën e Sigurisë së Kosovës që nga themelimi i saj në vitin 2011. Kemi shkëmbyer shumë vizita për të përfshirë mundësitë e trajnimit dhe mësimit.
Përveç kësaj, qytetarët e Iowa-s janë mjaft të kënaqur me partneritetin shtetëror të shtetit simotër, me Republikën e Kosovës që nga viti 2013. Marrëdhëniet tona janë zhvilluar jashtëzakonisht shumë në këto pak vite dhe shpresojmë të vazhdojmë dhe t’i zgjerojmë mundësitë.
Edhe një herë, urime, dhe ju lutem pranoni përshëndetjet e mia personale.
Me shumë respekt,
Timothy E. Orr
Gjeneralmajor, Garda Kombëtare e Iowa
Adjutant i Përgjithshëm
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...