Rreth një ton kanabis është sekuestruar në një tjetër operacion të përbashkët antidrogë që po vijon të zhvillohet në det e tokë.
Operacioni nga Policia Kufitare Vlorë, Delta Force, Roja Bregdetare, Guardia di Finanza, Policia Vlorë e Policia Fier. Operacioni ka nisur në mesnatë, me sinjalizim të radarit të Policisë Kufitare në Hoxharë.
Njoftohet se është bllokuar midis Plazhit të Levanit dhe Darëzezës një velierë me emrin “Nano Nini”, me flamur italian dhe me dy persona në bord, një italian dhe një shqiptar.
Policia po rikuperon lëndën narkotike që skafistët kanë hedhur në det, ndërsa vetë skafistët janë shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme. /TopChannel/
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...