Google ADS

Qeveria katalunase ‘de facto’ e pezulluar nga Spanja

14:01 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Qeveria rajonale e Katalonisë është pezulluar ‘de facto’ nga qeveria qendrore e Spanjës në Madrid, ka thënë presidenti i rajonit.

Carles Puigdemont ka thënë në një deklaratë që Katalonia është duke e përjetuar një gjendje të emergjencës dhe që qeveria e Madridit kishte kaluar linjën e kuqe të autoritarizmit, transmeton portali arbresh.info

Reagimi i politikanit vjen disa orë pas bastisjes së policisë kombëtare nëpër ministritë e Katalonisë, si pjesë e parandalimit të referendumit të paraparë për 1 tetor.

I shoqëruar nga ministrat e tij dhe duke folur nga Pallati i Generalitat në Barcelonë, Puigdemont tha se Madridi kishte kaluar “linjat e kuqe që e ndanin nga qeveritë represive” dhe ka miratuar një “pezullim de facto të vetëqeverisjes së Katalonisë dhe ka aplikuar gjendjen e jashtëzakonshme”.

“Është një situatë e papranueshme”, shtoi më tej ai.

“Ata kanë shkelur të drejtat fundametale dhe Kartën e të Drejtave të Njeriut. Ata kanë bërë një pezullim të jashtëligjshëm të Generalitatit nga një qeveri që nuk respekton parimet bazë të demokracisë”.

Ai ka akuzuar kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy për “turpin demokratik”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme