Është ndërprerë mbledhja e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, për shkak të mospajtimit mes pozitës dhe opozitës për caktimin e ditës së mbajtës së Seancës së jashtëzakonshme, raporton arbresh.info
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se gjatë kësaj mbledhje nuk ka pasur mirëkuptim që të kishte konsensus.
Ai e ka lidhë këtë mospajtim me fillimi e fushatës për zgjedhjet lokale.
“Mbledhja e kryesisë nuk përfundoj ashtu siç duhet, duhet ta kishim seancën e jashtëzakonshme këtë javë por ajo nuk ndodhi. Duhet se me sot filloj fushata elektorale. Gjatë gjithë kohës së mbledhjes nuk pat mirëkuptim që të kishim konsensus. Kolegët e opozitës e kishin ndarë mendjen qysh para se me ardh që të bllokonin punimet e kuvendit”, ka thënë Veseli pas takimit.
Ai tha se rregullorja e Kuvendit do të respektohet duke respektuar si pozitë si opozitë./arbresh.info/
Ramos afër klubit të njohur anglez
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...