Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli në vizitën e tij zyrtare në SHBA është takuar edhe me homologun e tij turk Mevlüt Çavuşoğlu, shkruan arbresh.info
Pas takimit të ngrohtë siç ka thënë ai me presidentin Recep Tayyip Erdogan, Pacolli është takuar edhe me Çavuşoğlun. Ky i fundit i ka rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme të vendit të tij për Kosovën.
“Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu. Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend”, ka shkruar ai në Facebook.
Gjithashtu kryediplomati kosovar ka paralajmëruar vizitën e diplomatit turk në vendin tonë.
“Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse”, përfundon ai./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor