Sot në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës është bërë e ditur se cilat nga partitë politike do të udhëheqin me Komisionet parlamentare.
Lëvizja Vetëvendosje do ta udhëheqë Komisionin për legjislacion, atë për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Komisionin për Arsim si dhe Komisionin për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Partia Demokratike e Kosovës do ta udhëheqë Komisionin për zhvillim ekonomik, Komisionin për integrime evropiane dhe atë për Administratë publike.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të udhëheq me Komisionin për Buxhet dhe Financa, Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike dhe Komisionin për Punë të Jashtme.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do ta udhëheqë Komisionin për Bujqësi, ndërkaq Nisma për Kosovën me Komisionin për Siguri.
Lista serbe do të udhëheq me Komisionin për Komunitete, ndërsa Grupi 6+ do të udhëheq me Komisionin për drejtësinë.
Ndikimi i Dua Lipës, falë saj u zgjodh “fjala e vitit”
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...
Kurti: Kosova do të vazhdoj të qeveriset me vlerat e drejtës...