Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi beson se kryeministri i Kosovës, Ramush Hadarinaj do ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, pa pasur nevojë që Lëvizja Vetëvendosje të organizoj protesta si në rastin e shkarkimit të Aleksandër Jabllanoviqit, shkruan arbresh.info.
Selimi ka theksuar se VV nuk do të heq dorë nga shkarkimi i Rikalos, duke thënë se kjo parti i ka dhënë kohë të mjaftueshme qeverisë Haradinaj që të shkarkoj nga posti i ministrit, Nenad Rikalo.
“Ja kemi dhënë rastin dhe kohën e mjaftueshme kryeministrit Haradinaj me shkarku dhe po presim reagimin e qeverisë. Kështu kemi vepruar edhe me qeverinë Mustafa për Jabllanoviqin. Pra ashtu siç ja kemi dhënë kohën Mustafës për shkarkimin e Jabllanovicit ashtu do t’i japim kohë edhe Haradinajt”, ka thënë Selimi për arbresh.info.
I pyetur se nëse qeveria Haradinaj nuk merr ndonjë veprim konkret rreth kësaj, a do të organizojnë protesta si në rastin e Jabllanovicit, Selimi u shpreh optimist se Haradinaj do ta shkarkoj ministrin Rikalo.
“Nuk mund të flas për situata hipotetike, në rastin e Haradinaj në kemi kërkuar shkarkimin e tij presim reagimin e tij dhe pastaj shohim, por, ne nuk heqim dorë nga kërkesa për shkarkimin e tij. Unë besoj që Haradinaj do ta shkarkojë ministrin Rikalo pa pasur nevojë për protesta”, tha me tej Selimi.
Po ashtu edhe i pari i kësaj partie, Visar Ymeri ka thënë se do të insistojnë vazhdimisht që Nenad Rikalo të shkarkohet nga posti i ministrit.
“Do të insistojmë vazhdimisht që ky ministër të shkarkohet. Do te jetë insistim i jonë i vazhdueshëm. Qeveria duhet përmes një akti sovranizues ta shkaktojë këtë ministër dhe të dëshmoj para qytetarëve se këtu ne qeverisjen e Kosovës qeverisemi nga një qeveri e jona e jo nga Beogradi. Nëse ky shkarkim nuk ndodh atëherë kjo qeveri dëshmon se është e varur nga vullneti i Vuciqit”, ka thënë Ymeri për RTK-në.
Pas akuzave të banorëve në lagjen “Dardania” se ministri Rikalo ka maltretuar shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, tashme zyrtarisht Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast./arbresh.info/
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...