Një sulm me armë ka ndodhur mbrëmë ndaj dy shqiptarëve 17 vjeç 27 vjeç. Ngjarja është shënuar në lagjen Kalithea të Athinës rreth orës 23:15 me orën lokale.
Banorët dëgjuan të shtënat me armë dhe njoftuan menjëherë policinë. Sipas dëshmisë së tyre, ka qenë një person i armatosur dhe i maskuar që ju afrua dy këmbësorëve dhe i qëlloi me armë.
Të plagosurit janë dy shqiptarë të moshës 17 vjeç dhe 27 vjeç. Ata ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Sipas të përditshmes greke “Kathimerini”, 17-vjeçari ka plagë në bark dhe në këmbë, ndërsa 27-vjeçari është plagosur në dorë.
Hetuesit grekë kanë gjetur 6 gëzhoja arme në vendngjarje, ndërsa autori i sulmit nuk është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Identiteti i dy shqiptarëve të plagosur nuk është bërë me dije, ndërsa shkaqet nuk janë të qarta.
Ana tregon planet e saj pas Big Brother
Çeku liston 250 investime të kryera dhe në realizim në infra...
Konsiderohej si “financier” i grupit te Habilajve, gjykata l...
Elon Musk e quan kancelarin Scholz të Gjermanisë ‘budalla’
Gresa Hoti pozon pa pikë grimi
Ndodh mes dy banoreve, puthen në buzë Gresa dhe Drenusha