Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në krye të delegacionit të Kosovës, u takua mbrëmë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në kuadër të takimeve në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork. Sot presidenti pritet të takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
I shoqëruar nga Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, presidenti Thaçi i shprehu falënderimin presidentit Erdoğan për mbështetjen e gjithëmbarshme të Turqisë dhënë Kosovës.
Ai tha se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për rolin e saj në përkrahjen e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohjen nga vendet e tjera.
Kreu i shtetit ftoi për rritjen e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në ekonomi. Presidenti Thaçi e ftoi presidentin Erdoğan që ta vizitojë Kosovën në të ardhmen e afërt në funksion thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror.
Ndeshja Kosovë-Rumani, UEFA merr vendim
Përfaqësuesi i Ministrisë të Vakëfeve: Është investim i yni ...
Përleshje midis policisë serbe dhe opozitës në Novi Sad rret...
Murati: Mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi...
Kurti: Kosova do të vazhdoj të qeveriset me vlerat e drejtës...
LDK-ja prezanton sot programin për shëndetësinë