Serbi – Shqipëri mund të rikthehet

09:41 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Liga e Kombeve do të nisë shtatorin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që Shqipëria duke parë pozicionimin aktual në renditjen e FIFA-s, pritet të jetë pjesë e Ligës C.

Në këtë ligë bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Mali i Zi, Serbia, Skocia, Çekia, Rumania, Greqia, Bullgaria, Izraeli, Norvegjia, Qipro, Finlanda, Estoni dhe Azerbajxhani.

Këto ekipe do ndahen në 4 grupe (3 nga ekipe, një me 3 ekipe) ndërkohë që rrezikohet që sërish Shqipëria të luajë me Serbinë dhe UEFA nuk e pengon diçka të tillë, edhe pas problemeve që pati në kualifikueset e EURO 2016.

Përballje si Ukrainë-Rusi dhe Armeni-Azerbajxhan nuk lejohen, kjo për shkak të situatës mes shteteve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme