Marrëdhëniet e mashkullit dhe femrës me vite të tëra studiohen. Femrat janë nga Venera, meshkujt nga Marsi, femrat janë më të organizuara, meshkujt më të fuqishëm.
A mund të numërohen aq gjatë dallimet dhe ngjashmëritë e gjinive.
Mirëpo, ajo që në Harvard dëshironin të merrnin përgjigje ka të bëjë me pyetjen e përhershme: kush kujt më shumë i nevojitet, femrat meshkujve apo meshkujt femrave?
Janë interesante faktet që meshkujt beqarë do të jenë më pak i interesuar të martohen sesa femrat. Është ironike, kur femrat janë të martuara, ato me siguri janë më të gatshme t’i ndërpresin atë marrëdhënie.
Meshkujt në martesë më shumë do të fitojnë, janë më të shëndetshëm dhe jetën e kanë më cilësore, ka treguar hulumtimi.
Meshkujt e martuar më pak sëmuren nga sëmundjet e zemrës, gjë që nuk është rasti te femrat. Kur e humbin partnerin, meshkujt bien në situatë shumë më të keqe sesa femrat.
Hulumtimi i bërë në vitin 2012 në SHBA ka treguar që, për shembull, vdekja e partneres shton rrezikun nga vdekja e hershme e partnerit mesatarisht për 27 për qind në krahasim me femrat të cilave rreziku nga vdekja e hershme pas humbjes së partnerit
Meshkujt e divorcuar më shpesh do të fillojnë lidhje sesa femrat e divorcuara, ka treguar studimi i bërë në vitin 2015 në Australian Institute of Family Studies (AIFS). Është konstatuar që meshkujt janë ata të cilët më shumë dëshirojnë të jenë bashkë me partneren, transmeton telegrafi.
Femrat janë ato të cilat kanë më shumë obligime kur janë të martuara. Mesatarisht femra në Australi punon nga 5 deri në 14 orë në punët e shtëpisë (pa pagesë), ka treguar hulumtimi i Censusit në vitin 2016.
Njëkohësisht, mashkulli punon më pak se 5 orë në javë në punët e shtëpisë kur është i martuar.
Edhe një gjë që nuk i lë femrat të “vrapojnë” të krijojnë lidhje me mashkullin është rritja e dhunës së partnerëve ndaj femrave
Femrat më së shumti mendojnë: çfarë të mirash do të më sjellë një lidhje e tillë, thotë AndrewKing, profesor dhe edukator i Relationships Australia
Komunikimi, i cili në martesë është shumë i rëndësishëm, gjithnjë e më shumë has në pengesa në marrëdhëniet e dy njerëzve
Femrat shumë më lehtë dhe më shpesh krijojnë marrëdhënie miqësore dhe shoqërore. Kështu femrat janë ato të cilat më lehtë “notojnë” në ujëra vetë, dhe po në ato ujëra gjenden më mirë sesa meshkujt.
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...