Edhe pse të gjithë mund të mendojë se të punuarit në një zyrë, mund të jetë një punë e rehatshme dhe pa shumë lodhje, të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë dëmton shëndetin tuaj.
Gjithmonë këshillohet që pas një ore punë ulur në karrige, të ngriheni në këmbë dhe të çlodheni për 10 minuta.
Nëse nuk keni mundësi për ta bërë këtë gjë, ne ju japim disa këshilla sesi ta mbroni shëndetin tuaj, kur qëndroni ulur për një kohë të gjatë.
1 – Mos i kryqëzoni këmbët kur qëndroni ulur. Kjo mënyrë e vënies së këmbëve, vështirëson qarkullimin e gjakut, dhe shkakton dhimbje në pjesën e pulpës së këmbës.
2 – Mos qëndroni shtrirë në karrige. Nëse e keni të nevojshëm, merrni një jastëk të vogël që nuk duket shumë dhe vendoseni pas shpinës, në mënyrë që të mos ndjeni dhimbje shpine.
3 – Mënyra si i vendosni duart në tavolinë ka rëndësi. Mos i zgjasni duart duke punuar shtrirë, pasi më pas do të ndjeni dhimbje.
4 – Dhimbja e qafës mund të evitohet duke punuar drejt në kompjuter. Mos qëndroni e kërrusur apo e shtrirë.
5 – Nëse ndjeni dhimbje apo lodhje të syrit është koha që të vizitoheni tek një mjek për të vënë qoftë edhe syze qetësuese.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...