Petrit Selimi, koordinator në Zyrën për Sfidat e Mijëvjeçarit, ka thënë se 49 milionët që Kosova ka përfituar nga Korporata Sfidat e Mijëvjeçarit janë një fakt real.
Sipas tij, ato që janë thënë që Kosova ka humbur dhe nuk i ka përfituar këto fonde nuk qëndrojnë.
“Spekulim total, 49 milionët janë ndarë për Kosovën. Nuk është e vërtetë që kanë humbur, Kosova ka fituar programin e dytë më të madh në historinë e MCC-së”.
“Zërat që janë cinikë dhe jo mirëkuptues për kushtet që janë plotësuar le të lexojnë deklaratat e Kongresit Amerikan për të kuptuar se Kosova ka fituar një grant madhor që do të investohen në ekonominë kosovare”.
Selimi që është i ftuar në Ballë për Ballë në Klan Kosova ka komentuar edhe fjalët se Nepali ka përfituar fondet e Kosovës ose se Nepali ka përfituar më shumë fonde.
“Nepali ka fituar më shumë mjete, por Nepali ka shumë më shumë banorë. Për kokë banori jemi programi më i madh, pa kurrfarë dyshimi, Kosova ka fituar një grant optimal të madh, ndoshta më të madhin këto 10 vjetët e fundit”.
Ai ka treguar edhe se ku do të shkojnë këto 49 milionët që Kosova ka përfituar nga MCC-ja.
“Është investim i madh, do të jetë investim në shtëpitë dhe banesat kosovare për tu izoluar në mënyrë që të rritet efiçenca e energjisë elektrike, ky është projekt prej 22 milionë eurosh. Një projekt tjetër do të jetë edhe ai i pagesave për ngrohje në bazë të asaj se sa shpenzojmë e jo metrave katrorë, matje përmes njehsorëve digjitalë”.
“Një projekt tjetër është ai i transparencës në qeverisje dhe gjykata, procesi i digjitalizimit është duke ndodhur, por me këtë projekt qytetari mund ta përcjellë vetë lëndën në Gjykatë, ta shohë se në çfarë shkalle është lënda e tij dhe është dhe projekti i fundit ai që lidhet me ambientin, do ta bëjmë sistemin nacional që ekziston po nuk është i konsoliduar që në mbarë Kosovën qytetarët të dinë saktësisht cilësinë e ajrit 24 orë gjatë ditës”.
Selimi ka sqaruar poashtu se “49 milionë eurot e përfituara nuk janë kredi po janë grant i Qeverisë Amerikane”.
Por këto para nuk do të jenë pjesë e buxhetit të Kosovës.
“Këto mjete nuk shkojnë në buxhetin e Kosovës, shkojnë një mekanizëm që mbikëqyret e që deri në 5 % të buxhetit do të të shkojë në preventivën e keqmenaxhimit të mundshëm, do të ketë ekspertë nga Amerika që do të jenë në Kosovë për këtë”.
Ai në fund ka përmendur edhe vizitën e presidentit Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministrit të parë, Behgjet Pacolli në ngjarjen e OKB-së.
Sipas tij, kjo është një mundësi shumë e mirë për Kosovën.
“Për ne me rëndësi është që në një ndërtesë takohen gjithë liderët botëror dhe kjo është mundësi e mirë e lobimit, përforcimit të njohjeve dhe përkujtimit se Kosova ka pasur progres.”.
“Agjenda formale tregon se janë dhjetëra takime, do të jetë edhe një takim i shkurtër me presidentin Donald Trump, pasi Zonja e Parë, Melania Trump ka ftuar çiftin për një mbrëmje”.
“Thaçi do të ketë mundësinë të bisedojë me Trump për situatën në Kosovë”.
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...