Barça demon Eibarin në Camp Nou, katër gola nga Leo Messi (VIDEO)

23:53 | 19 Shtator 2017
Arbresh Info

Barcelona me spektakël në Camp Nou ka siguruar një tjetër fitore me rezultat të thellë.

Gjiganti katalunas ka mposhtur me rezultat tronditës 6 me 1 rivalin e xhiros së pestë në La Liga – SD Eibarin, shkruan portali arbresh.info.

Superylli Lionel Messi ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar katër gola (87′) (62′) (59′) (21′ pen). Denis Suarez dhe Paulinho ishte autorët e dy golave të tjerë në këtë ndeshje.

Kjo ishte fitorja e pestë radhazi nga skuadra e Ernesto Valverdes në sezonin e ri në La Liga, të cilin e kanë nisur në formë perfekte.

“Blaugranët” qëndrojnë në pozitën e parë me gjithsej 15, shtatë më shumë se Real Madridi në pozitën e pestë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme