Instituti i Statistikave ka publikuar shifra në lidhje me pasojat e aksidenteve gjatë vitit 2017 dhe veçanërisht për muajin që lamë pas, gushtin.
INSTAT nënvizon se ka pasur më shumë aksidente rrugore më 2017 sesa më 2016 dhe se gjithashtu pasojat janë më të rënda në këtë vit sesa një vit më herët. Vlerësohet se në periudhën janar – gusht 2017 kanë ndodhur gjithsej 1313 aksidente, nga këta 215 vetëm në muajin gusht. INSTAT thekson se gjatë gjithë periudhës janar – gusht 2017, si pasojë e aksidenteve në rrugë ka pasur 149 të vdekur. Kurse, në gusht janë shënuar 22 të vdekur.
Në gusht 2017, më shumë aksidente rrugore me vdekje ka pasur në Durrës, 4 të tilla. Më tej, 3 aksidente me vdekje janë shënuar në Tiranë, po 3 në Elbasan, dhe në Shkodër e Fier. Ndërkaq, për të gjithë periudhën kohore janar – gusht 2017, më shumë viktima janë shënuar në kryeqytet.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?