Google ADS

Bayerni, fitues i derbit gjerman në mesjavë (VIDEO)

22:20 | 19 Shtator 2017
Arbresh Info

Bayern Munichu ka dal fitues nga derbi i mesjavës në Gjermani.

“Bavarezët” kanë regjistruar fitore me rezultat të thellë 0 me 3 kundër Schalkes 04 në ndeshjen e xhiros së pestë të zhvilluar në kuadër të Bundesligas në stadiumin Veltinas Arena, shkruan portali arbresh.info.

Vetëm katër minuta pas golit të epërsisë nga pika e bardhë në minutën e 25′ nga Robert Lewandowski, skuadra e Carlo Ancelottit dyfishoi epërsinë përmes James Rodriguezit ku asistues ishte Corentin Tolisso.

Mesfushori Arturo Vidal, i cili u inkuadrua në fushë në minutën e 59′ si një zëvendësues i Tolissos, shënoi në minutën e 75′ golin e tretë dhe të fundit të këtij takimi. Vidal realizoi gol me lehtësi nga zona e penaltisë pas disa kombinimeve të bukura nga kampioni në fuqi i Gjermanisë.

Pavarësisht fillimit të shkëlqyer, FC Schalke nuk arriti të dëmtojë Bayernin që vazhdon të mbetet i pamposhtur në 16 ndeshjet e fundit ndërmjet tyre në të gjitha kompeticionet./arbresh.info/

https://streamable.com/bcrbz

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme