Palestinezët e hedhin poshtë rolin e patriarkut të kishës

21:50 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Kisha Ortodokse Greke është zhytur në një krizë të përtërirë në Tokën e Shenjtë pasi liderët e saj akuzohen për shitjen e tokës tek kolonët ekstremistë hebrenj në vendet kryesore në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, transmeton arbresh.info.

Qindra palestinezë u mblodhën në qytet këtë muaj për të thirrur për largimin e Patriarkut Theofilos III, duke pretenduar se ai kishte bashkëpunuar me një organizatë koloniste.

Grupi i kolonave, Ateret Cohanim, ka punuar për dekada të tëra për të dëbuar palestinezët nga shtëpitë dhe dyqanet e tyre nga Qytetin e Vjetër, duke përfshirë vende të rëndësishme të shenjta të tilla si kompleksi Xhamia el-Aqsa.

Marrëveshja e tokës, e nisur në vitin 2004, rrëzoi paraardhësin e Theophilos, Irineos, më shumë se një dekadë më parë pasi shiti një opsion për një qira 198-vjeçare në tre prona të vendosura në mënyrë strategjike në Qytetin e Vjetër për kompanitë e para që përfaqësonin Ateret Cohanim./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme