Niveli i grimcave helmuese në ajrin në metronë e kryeqytetit francez Paris arrin përmasa që përbëjnë rrezik për shëndetin e njerëzve.
Ajri në metronë e Parisit ka dhjetë herë më shumë grimca helmuese sesa ajri në ambient të hapur në këtë qytet.
Sipas të dhënave nga matja e nivelit të ndotjes së ajrit, sasia e grimcave helmuese për një metër kub në metro më 4 korrik ka qenë 438 mikorgramë, kurse kjo sasi në orën e njëjtë në ajër të hapur ka qenë 27 mikrogramë për metër kub.
Konfederata Demokratike e Punëtorëve Francezë përmes disa fletushkave që ka shpërndarë ka paralajmëruar udhëtarët, duke theksuar se niveli i grimcave helmuese në ajrin në metro është shumë i lartë. “Frymëmarrja nëpër metro dëmton seriozisht shëndetin”, thuhej në fletushka.
Anne Hidalgo, kryebashkiakja e Parisit, në samitin e kryebashkiakëve C40 të mbajtur vitin e kaluar në Meksikë ishte zotuar se deri në vitin 2025 do të ndalonte përdorimin e veturave me karburant dizel në Paris.
Në periudha të rritjes së nivelit të ndotjes së ajrit, në qytet zbatohet rregulli për përdorimin e veturave me numra tek ose çift të targave.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë të ditur se shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në botë është ndotja e ajrit.
Dihet se oksidet e azotit të emetuara nga makinat dizel janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
G7 paralajmëron Rusinë kundër përdorimit të trupave koreanov...
Balluku: Nga 1 janari do të ulet çmimi i energjisë elektrike
Xhaka para duelit me Liverpool-in: E di se si është të luash...
Kurti viziton familjen e Rexhep Selimit në 4-vjetorin e arre...
Alkent Pozhegu sjell artin e ri me portretet e Harrisit dhe ...
Hoxha: 20% më shumë buxhet se viti i kaluar për Ministrinë e...