Ai tha se Kosova është e përkushtuar ndaj objektivit kryesor të politikës së saj të jashtme – anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
“Ne duhet të ecim përpara në procesin e integrimit evropian dhe është e rëndësishme që BE-ja të reformojë procesin aktual të zgjerimit. Ne kemi nevojë për të gjitha vendet e rajonit që të jenë në gjendje për të hapur negociatat në dy-tri vitet e ardhshme, duke përfshirë edhe Kosovën. Kështu, marrja e statusit të vendit kandidat mund të hapë një perspektivë të qartë evropiane për Kosovën”, ka thënë presidenti Thaçi.
Në takim u diskutua për rëndësinë e afrimit të BE-së dhe NATO-s me shtetet e Ballkanit Perëndimor, për njohjen e Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së, për mbështetjen e Maltës për njohjen e Kosovës nga shtete të caktuara dhe për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtare.
Po ashtu, presidenti Thaçi dhe kryeministri Muscat biseduan për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, si pjesë e rëndësishme e vizionit dhe strategjisë për zhvillimin ekonomik të Kosovës, veçanërisht pas miratimit të Ligjit për Investime Strategjike nga Kuvendi i Kosovës.
U tha se Kosova dhe Malta duhet të organizojnë, në një të ardhme të afërt, një forum të përbashkët ekonomik, i cili do të ofronte një mundësi të mirë për komunitetin e biznesit për investime dhe për të nxitur rritjen e vëllimit të tregtar mes dy vendeve.
Çështjet ligjore ndaj Presidentit të zgjedhur Donald Trump, ...
SPAK sekuestron dy vilat në pronësi të Monika Kryemadhit dhe...
Policia patrullon në veri, me fokus në sigurinë e trafikut r...
Gresa, Anisës: Erdhe furishëm, pas një dite e lëshove bajrak...
Nesër Kuvendi mban dy seanca plenare
A iu ndërrua me të vërtetë Xhenetës ‘Kutia e FatitR...