Presidenti francez, Emmanuel Macron, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ka deklaruar se është i zhgënjyer me vendimin e SHBA-ve për tërheqjen nga Marrëveshja e klimës në Paris.
Pavarësisht kërkesës së Presidentit amerikan, Donald Trump, për të rinegociuar marrëveshjen, Macron është shprehur i vendosur duke thënë se ‘nuk ka rinegociata’, transmeton portali arbresh.info
Ai a shtuar se e ‘respekton thellësisht’ vendimin e Trump dhe tha se ‘dera do të mbetet gjithmonë e hapur’.
Në qershor të këtij viti, Amerika ka njoftuar se do të tërhiqet nga marrëveshja e Parisit, duke argumentuar se marrëveshja e arritur do të dëmtojë bizneset dhe do të varfërojë SHBA-të.
Marrëveshja e Parisit është arritur nga 188 vende të botës, përfshirë edhe SHBA-të dhe qëllimi është për të mbajtur temperaturat në rritje globale ‘shumë më poshtë’ se 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale.
Të vetmet vende që nuk kanë nënshkruar këtë marrëveshja janë Siria dhe Nikaragua./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?