Tahiri: Vrasësit e Aulon Zekës do të vihen para drejtësisë

18:51 | 19 Shtator 2017
M. A.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri, ka folur rreth vrasjes së 16 vjeçarit Aulon Zeka në Prishtinë. Sipas Tahirit, kjo është një akt shumë i rëndë, por që nuk e paraqet Kosovën vend me rrezikshmëri të lartë.

Tahiri theksoi se kryesit e kësaj vepre duhet të vihen para drejtësisë.

“Me të marrë lajmin kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtorin e Policisë dhe Zyrën e Prokurorit. Kam kërkuar që kryesit e kësaj vepre të vihen para drejtësisë. Policia dhe Prokuroria janë në rrugë të drejtë sa i përket kësaj çështje.  Unë konsideroj që këtu ka ndodhë një akt shumë i rëndë mirëpo konsideroj që Kosova nuk duhet të klasifikohet në vende të cilët hyjnë, që kanë rrezikshmërinë e lartë. Nuk e thonë as institucionet as ndërkombëtare as vendore.”, tha Tahiri në “Fakt Plus”.

Tahiri shtoi se institucionet gjegjëse duhet të merren më këtë rast.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme