Roma do të jetë në mungesë të Radja Nainggolanit dhe Patrik Schichut në ndeshjen ndaj Beneventos.
Takimi zhvillohet të mërkurën duke filluar nga ora 18:00, transmeton portali arbresh.info.
Nainggolan do të jetë jashtë fushës për shkak të një problemi në pjezë të këmbës, megjithëse trajneri Eusebio Di Francesco beson që reprezentuesi i Belgjikës do të rikthehet për ndeshjen në vikend ndaj Udineses.
Ndërsa Schick, i cili debutoi te “Giallorosët” javën e kaluar ndaj Veronas, mori një problem të ri muskulor.
Rick Karsdorp dhe Emerson Palmieri janë dy mungesa tjera klubit por që nuk janë në dispozicion për një kohë të gjatë./arbresh.info/
Skuadra e plotë e Romas ndaj Beneventos: Alisson, Lobont, Skorupski; Castan, Fazio, Kolarov, Manolas, Moreno, Juan Jesus, Peres; De Rossi, Florenzi, Gonalons, Pellegrini, Gerson, Strootman; Defrel, Dzeko, El Shaarawy, Perotti, Cengiz Under, Antonucci
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...