Google ADS

Aktori i njohur akuzohet se e rrahu të dashurën e tij, publikohen imazhe nga lëndimet që mori (FOTO)

18:15 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Aktori Ryan Phillippe është duke u përballur me akuza se ka sulmuar të dashurën e tij, Elsie Hewit.

E njëjta ka ngritur padi këtë të hënë kundër aktorit, nën akuzën për shkelmim, goditje, dhe hedhje nga shkallët.
Ajo ka thënë se dyshja kanë pasur një konflikt me datën 3 korrik të këtij viti, nga ku aktori ishte treguar i dhunshëm.

Në dokumentet gjykatëse, modelja tregoi se ajo shkoi në shtëpinë e Phillippe për të paketuar disa gjëra të saj, ndërsa më pas kishte pësuar një sulm fizik nga aktori.

Por, disa burime për revistën “People” e kundërshtojnë këtë fakt.

“Ryan nuk vuri dorën mbi të. Ai dëshiron ta pastrojë gjithë këtë dhe ai do ta bëj këtë”, ka thënë ky burim.

Ndërkohë Elsie Hewitt, publikoi disa imazhe nga të ënjturat e saj, duke ‘përforcuar’ kështu akuzën kundrejt ish-të dashurit të saj.

“Phillippe gjithnjë e më shumë i ka kombinuar këto barna me konsum të tepruar të alkoolit dhe shpesh ka shfaqur simptomat e abuzimit të drogës dhe alkoolit, përfshirë ndryshimet e disponimit dhe periudhat e zemërimit”, thotë një burim.
Një tjetër burim i afërt me aktorin thotë se ishte modelja, ajo e cila u rrëzua rastësisht.

“Elsie iu paraqit shtëpisë së Rjanit pa dashje dhe nën ndikimin disa ditë pasi u nda me të. Ajo sulmoi fizikisht Ryan, shkaktoi një skenë dhe refuzoi të largohej nga shtëpia e tij. Ndërsa ajo u largua, ajo pretendon se ra nga shkallët dhe u plagos”, përfundon ky burim.

fot3-1

fot4-1

fot5-1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme