Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Republikës e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, njofton kumtesa qeveritare.
Haradinaj e falënderoi ambasadorin Markusz për urimin që ka marrë nga kryeministri i Hungarisë, me theks të veçantë se pikërisht ky ishte urimi i parë i një kryeministri nga vendet e BE-së, pas zgjedhjes në krye të Qeverisë së Kosovës.
Gjatë takimit, Haradinaj tha se Hungaria ka qenë zë i fuqishëm për një Kosovë europiane dhe u zotua për intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike dhe shkëmbimin e përvojave në fusha tjera ndërmjet dy shteteve.
Po ashtu, kryeministri e njoftoi ambasadorin Markusz për ditët e para të punës në Qeveri, për prioritetet dhe orientimet qeverisëse.
Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, përgëzoi kryeministrin për energjinë e re të sjellë në praktikën qeverisëse, duke ofruar mbështetjen e Hungarisë, sidomos në perspektivën europiane të Kosovë dhe forcimin e subjektivitet ndërkombëtar përmes njohjeve të reja.
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...