Deputeti i Nismës për Kosovën, njëherësh edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, në një intervistë për Telegrafin ka thënë se vendimi i KQZ-së për decertifikimin e tij nga gara është bërë me ndikim të politikës.
“As që më ka shkuar mendja se mund të decirtifkohem për faktin se para tre muajve jam zgjedhur deputet i Kuvendit me këto ligje, kjo ishte një befasi për mua. Të gjitha përgatitjet janë bërë, por unë kam dilemat e mia dhe është ndërhyrje politike në vendimet e ekzekutivit në këtë rast KQZ-së”, ka deklaruar Berisha.
Ai ka thënë se janë atakuar nga njësitet e Klanit Pronto, pasi që sipas tij nuk kanë mundur të pranojnë një fitore të Nismës në Prizren.
Berisha ka thënë se ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin e KQZ-së, dhe pret që nesër të merr përgjigje në ankesën e tij.
“Nëse ka drejtësi në Kosovë unë do të jem pjesë e garës së 22 tetorit”, ka thënë Berisha.
Deputeti i Nismës ka thënë se është i gatshëm ta lëshojë edhe Kosovën në rast se ai dëmton imazhin e Kosovës.
“Në rast se Zafir Berisha me një gjobë prej 140 euro që ka pas para dy tri viteve dëmton imazhin e Kosovës, atëherë jam në gjendje me u largu vetëm nga gara por edhe nga Kosova”, u shpreh Berisha.
Ai shoti se nuk dorëzohet lehtë.“Nuk jam ai që lehtë e nxjerri flamurin e bardhë dhe dorëzohem”, tha Berisha.
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë
Sinani i bashkohet thirrjes së Kamberit për vendosjen e flam...
Shpërndahen me gaz lotsjellës dhe ujë protestuesit te sheshi...
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave