Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, priti sot në takime të ndara ambasadorin britanik, Ruairi O’Connell, udhëheqësen e Misionit të Luksemburgut në Kosovë, Anne Dostert, shefin e FMN-së, Ruud Vermeulen dhe zëvendësdrejtoreshën e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo, me të cilët bisedoi për bashkëpunimin dhe donacionet në fushën e shëndetësisë.
Në këto takime, ministri Ismaili i ka njoftuar ambasadorët dhe përfaqësuesit e misioneve respektive për planet e tij për shëndetësinë dhe ka kërkuar mbështetjen e tyre për reformat në shëndetësi.
Ai tha se është i përkushtuar për të ngritur cilësinë e shërbimeve shëndetësore, nivelin e transparencës dhe llogaridhënies në sektorin e shëndetësisë.
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...
Hapet selia e re e Shoqatës Humanitare Bamirësie “Bereqeti”
“M’shurdhofsh”, reagimi epik i Xuxit ndaj Burimit
Aliu: Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentaci...
Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA