Google ADS

Thaçi takon Boris Johnson

16:07 | 19 Shtator 2017
M. A.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka takuar sot Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

I pari i Shtetit thotë se ka patur kënaqësinë që takimet në seancën e radhës të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara t’i filloj me një takim me Sekretarin e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson.

E falënderova Sekretarin Johnson për mbështetjen e fuqishme të Britanisë së Madhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë takim të shkurtër, mora konfirmimin për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar për konsolidimin e brendshëm të Kosovës, për perspektivën e saj integruese euro-atlantike, për dialogun dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, thotë Thaçi.

Sipas tij, sekretari Johnson uroi për themelimin e institucioneve të vendit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme