Kryeministri i Kosovës takon kryetarin e KOK-ut: U premton kompensimin e subvencioneve me vlerë 1 milionë e 600 mijë euro.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Komitetit Olimpik të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari i saj, Besim Hasani.
Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai drejton do të ndërmarrë hapa konkretë për krijimin e kushteve më të mira për sportistët, duke u premtuar atyre se do të gjendet shpejt mënyra për kompensimin e subvencioneve, të cilat nuk u janë paguar KOK-ut dhe Federatave në vlerë prej 1 milionë e 600 mijë euro, nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kryeministri Haradinaj e falënderoi kryetarin Hasani për kontributin e tij në ndërkombëtarizimin e sportit kosovar dhe pranimin e tij në shumë organizata sportive ndërkombëtare.
Gjatë takimit, u theksua nevoja që të nis zbatimi i Ligjit për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.
Nga ana e tij, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka uruar kryeministrin Haradinaj për marrjen e detyrës së re.
Bashkëbiseduesit u pajtuan që të ndërmerren të gjitha veprimet në përshpejtimin e studimit të fizibilitetit dhe nisjen e ndërtimit të Qendrës Nacionale për Sport si dhe stadiumit kombëtar të futbollit, në Bërnicë të Poshtme të Komunës së Prishtinës.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...