Beqaj: Ka qenë një vendim i duhur që të formohet Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

15:59 | 19 Shtator 2017
Arbresh.info

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ka pritur në takim Arian Zekën, drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë dhe Uranik Begun, drejtor i ICK-së.

Ministri Beqaj ka thhënë se Ministria për Inovacion dhe Ndërmarrësi e re që ka në focus zhvillimin e proceseve dhe produkteve që ngrisin efektivitetin dhe konkurueshmërin e ndërmarrjeve të vendit.

Ai ka thënë se një Ministri e tillë i është dashur vendit.

“Që nga viti 2012 ka nisma të ndryshme për të ndërtuar një strategji për inovacion. Ka pasur referenca të rregullta se duhet të ket një kordinim që të kenë fokusin e tyre edhe të prorgameve të partive. Ka qenë një vendim i duhur që të formohet kjo ministri. Do të shërbejmë si avokat i biznesit brenda institucioneve. Ministria ka paraparë hapa të tillë që ti paraqesim të gjitha kërkesat për politika fiskale dhe duhet të kemi lëvzije të shpejt në këtë drejtim. Investime në hulumtim dhe zhvillim në sektorin ekonomik ka nevojë të madhe. Që nga viti i ardhshëm do të kemi fondin për përkrahje të tekonologjisë dhe do të përkarhim ndërmarrësit e rinjë dhe ndërmarrësi femra. Do të bëjmë ftesë publike për inovatorët vendor dhe me ide, dhe të formojmë një këshill që do të mundësonte një lidhje me sektorin privat dhe shtetëror që të mundësonte zhvillim dhe kapacitet”, ka thënë ai.

Drejtori i ICK-së, Uranik Begu tha se do ti Inovacioni dhe Ndërmarrësia duhet të jenë shtyese për zhvillimin ekonomik.

“Ne do ti bashkërendisimi aktivitet tona, ka mjaft punë. Inovacioni dhe ndërmarrësia duhet të jenë shtyese të zhvillimi tekonomik. Me ide të reja dhe me një shtytje nëpërmjet fondit dhe dijes së re Kosova do të ketë gjënë më të duhur”, ka thënë ai.

Arian Zeka drejtor i Odës Amerikane tha se është e rëndësishme që të përcjellen kërkesat e ndërmarrësve tek institucionet.

“ Shumë e rëndësishme për ne që të gjitha rekomandimet që u drejtohen institucioneve ti adresojmë në këtë mënyrë. Ka shumë politika fiskale që mund të ndërmerren me kërkesën tonë, me kërkesën tuaj si ndërmarrësi, duke përfëshirë ndërmarrësit e rinjë me fokus femra dhe në moshë. Detyra jonë është tu rekomandojmë Ministrisë së Financave dhe ta lirojmë tërë potencialin që egziston në shoqërinë kosovare që të jetë në zhvillim të vendit”, ka thënë ai./arbresh.info.

img_3549 img_3548 img_3630

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme