Çka jua pamundëson eksitimin? Për disa është arroganca apo ofendimet, e për disa tjerë mund të jenë tatuazhet apo vathët në vende të ndryshme.
Por gratë, sipas një studimi, është koha ajo e cila i ndalon të eksitohen, ku hulumtuesit tregojnë se ato e humbin interesin në seks me partnerin pas vetëm 12 muajve së bashku, transmeton Telegrafi.
Në këtë përfundim shkencëtarët kanë arritur duke i analizuar të dhënat e 4839 meshkujve dhe 6669 grave, ku shkencëtarët gjithashtu kanë shtuar se femrat mërziten më shpejt në seks sesa meshkujt.
Edhe lindja e fëmijëve ndikon në eksitimin e grave, e kjo mund të jetë si pasojë e lodhjes që u shkaktohet duke u kujdesur për fëmijën.
Mungesa e lidhjes emocionale, mungesa e komunikimit dhe shëndeti i dobët njihen si arsyeje tjera të dëshirës së ulët për seks te dy gjinitë.
Për gratë, mungesa e interesit në seks është më e zakonshmja mes moshës 55 dhe 64 vjet, përderisa për meshkujt është mes moshës 35 dhe 44 vjet.
Vlen të ceket se ky studim është publikuar në British Medical Journal Open.
“E ka lënë nëna 1 vjeç” – Del klipi që trazoi shtëpinë
Thirrjet anti-Kosovë, kapiteni Rrahmani drejton bashkëlojtar...
I pandalshëm Ronaldo, 39-vjeçari realizon tjetër gol me Port...
Biden takon liderët e Koresë së Jugut dhe Japonisë
Kurti në 25-vjetorin e BQK-së: Duke kujtuar të kaluarën, men...
Abdixhiku në Podujevë: Bashkë me ju, ne do ta sjellim ndrysh...