Nxënës të shkollës “Zenel Hajdini”, shkollë kjo ku kishte vijuar i vrari Aulon Zeka kanë protestuar në sheshin “Ibrahim Rugova”, raporton arbresh.info
Ata po kërkojnë drejtësi për të para Kuvendit të Kosovës.
Organizatorja e protestës Alije Salihu tha se kërkojnë drejtësi për shokun e tyre, Aulon Zeka.
“Me pas drejtësi për shokun tonë Aulonin. Ata që e kanë bërë këtë të arrestohen dhe të vuajnë dënimin. Do të protestojmë deri sa të vihet drejtësia në vend”, ka dhënë ajo.
16 vjeçari Aulon Zeka u gjet i vrarë ditën e shtunë në rrugën “Gjon Sereçi” në Prishtinë. Ai ishte qëlluar me katër plumba.
Dy persona janë arrestuar nën dyshimin se në bashkëpunim ia kanë marrë jetën të miturit./arbresh.info/
Superliga rikthehet sot me dy superduele
Poker dhe baste sportive online, 29 të arrestuar në Tiranë
A do të arrestohej Benjamin Netanyahu në Gjermani?
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes një person e lëndohe...
Vidhet një pistoletë me 40 fishekë në Prizren
Policia jep detaje rreth protestës së kompanisë “Pastrimi” p...