Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, më bashkëpunëtorë.
Në takim, Gucati ka përgëzuar kryeministrin Haradinaj për zgjedhjen në krye të Qeverisë, duke i uruar suksese në realizimin e synimeve dhe objektivave të tij.
Kryetari Gucati, po ashtu shprehu vullnetin e organizatës për bashkëpunim të mëtejmë me qëllim të përmirësimit të gjendjes dhe mirëqenies së veteranëve të UÇK-së, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve.
Haradinaj ka theksuarr përkushtimin e Qeverisë për thellimin e bashkëpunimit me Organizatën e veteranëve, me premtimin se pas rishikimit të buxhetit pensionet e veteranëve nuk do të paguhen në mënyrë të pjesshme, por do të vendoset një bazë e rregullt për pagesë të plotë dhe me kohë, që protezat për invalidët të ndërrohen me kohë, ndërsa familjet e dëshmorëve të kenë të drejtën e pensionit që ua njeh statusi i tyre si dhe atë të punës ose pleqërisë.
Në takim u diskutua edhe për lehtësirat tjera ndaj këtyre kategorive, thuhet në komunikatën për media. /arbresh.info/
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...