Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, në kuadër të ushtrimit të mandatit kushtetues dhe ligjor për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil në institucionet e administratës publike të nivelit qendror dhe lokal, kujdes të veçantë i kushton edhe zbatimit të vendimeve dhe rekomandimeve të nxjerra nga Këshilli.
Përkundër të gjitha dispozitave ligjore që përcaktojnë detyrimin e zyrtarëve përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Këshillit, një numër i caktuar i zyrtarëve përgjegjës në nivelin qendror dhe lokal, vazhdojnë të mos zbatojnë vendimet e Këshillit.
Me qëllimin më të mirë, që të gjithë nëpunësit civilë dhe kandidatët për punësim, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të tyre, të jenë të informuar për fuqinë juridike të vendimeve të Këshillit, si vendime përfundimtare, të detyrueshme dhe të ekzekutueshme, dhe po ashtu që zyrtarët përgjegjës të institucioneve të administratës në nivelin qendror dhe lokal që vazhdojnë të mos zbatojnë vendimet e Këshillit, të jenë të informuar me dispozitat e nenit 15 paragrafit 1 të Ligjit Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, është përcaktuar që “Moszbatimi i vendimit të Këshillit nga personi përgjegjës i institucionit paraqet shkelje të rëndë të detyrave të punës sipas ligjit për Shërbimin Civil në Republikën e Kosovës”, Këshilli ka vendosur të jap këtë njoftim për Aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin është rikonfirmuar autoriteti i Këshillit dhe fuqia juridike e vendimeve të Këshillit.
“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, me Aktgjykimin me numër reference AGJ 1113/17, të datës 4 gusht 2017, duke vendosur për rastin me numër. Kl33/16 të parashtruar nga nëpunësja civile Minire Zeka, ka vendosur që të obligoj Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që të zbatoj vendimin nr. 879/2007 të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, të datës 4 shtator 2007, duke e kthyer ankuesen në vendin e saj të punës ose në pozitë ekuivalente, që nënkupton zbatimin e Vendimit të Këshillit, pas 10 viteve nga koha e nxjerrjes së këtij vendimi nga Këshilli”, thuhet në një njoftim për media të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
Në këtë aktgjykim, sipas KPMSHCK, Gjykata Kushtetuese, përveç tjerash, ka theksuar që “Këshilli i Pavarur autorizohet me Kushtetutë që të sigurojë respektimin e rregullave dhe parimeve që rregullojnë shërbimin civil”.
“Në këtë kuptim, KPMK-ja gëzon prerogativat e një gjykate në kuptim të nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thekson KPMK.
Në lidhje me fuqinë juridike të Vendimeve të Këshillit, Gjykata Kushtetuese ka rikonfirmuar edhe njëherë që “vendimi i KPMK-së paraqet vendim përfundimtar dhe të detyrueshëm, dhe se ankesa e ushtruar kundër vendimeve të KPMK-së nuk e ndalon përmbarimin e vendimeve të KPMK-së”.
Me këtë Aktgjykim, Gjykata Kushtetuese poashtu ka vendosur, që pavarësisht kohës së nxjerrjes se Vendimit të Këshillit, institucionet e administratës publike, respektivisht personat përgjegjës për zbatimin e vendimeve të Këshillit të Pavarur, janë të obliguar që të zbatojnë vendimet e Këshillit.
Këshilli kërkon nga të gjithë zyrtarët përgjegjës të institucioneve të administratës publike në nivelin qendror dhe lokal, që të zbatojnë vendimet e Këshillit, dhe që të ndërmarrin të gjitha veprimet për zbatimin e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbimin civil në Republikën e Kosovës.
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë